| Chapter 33 |
1 | Këto janë etapat e bijve të Izraelit që dolën nga vendi i Egjiptit, simbas formacioneve të tyre, nën udhëheqjen e Moisiut dhe të Aaronit.
|
2 | Moisiu shënoi me shkrim vendet e tyre të nisjes, për çdo etapë, sipas urdhrave të Zotit; dhe këto janë etapat e tyre, në bazë të vendnisjeve të tyre.
|
3 | U nisën nga Ramesesi në muajin e parë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të parë. Një ditë pas Pashkës bijtë e Izraelit u nisën me plot vetëbesim, para syve të të gjithë Egjiptasve,
|
4 | ndërsa Egjiptasit varrosnin tërë të parëlindurit e tyre që Zoti kishte goditur midis tyre. Zoti kishte zbatuar gjykimin e tij edhe mbi perënditë e tyre.
|
5 | Kështu, pra, bijtë e Izraelit u nisën nga Ramesesi dhe e ngritën kampin e tyre në Sukoth.
|
6 | U nisën nga Sukothi dhe fushuan në Etham, që ndodhet në skaj të shkretëtirës.
|
7 | U nisën nga Ethami dhe u kthyen në drejtim të Pi-Hahirothit që ndodhet përballë Baal-Tsefonit, dhe e ngritën kampin përpara Migdolit.
|
8 | U nisën nga Hahirothi, kaluan detin në drejtim të shkretëtirës, ecën tri ditë në shkretëtirën e Ethamit dhe e ngritën kampin e tyre në Mara.
|
9 | U nisën nga Mara dhe arritën në Elim; në Elim kishte dymbëdhjetë burime uji dhe shtatëdhjetë palma; dhe fushuan aty.
|
10 | U nisën nga Elimi dhe fushuan pranë Detit të Kuq.
|
11 | U nisën nga Deti i Kuq dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit.
|
12 | U nisën nga shkretëtira e Sinit dhe ngritën kampin e tyre në Dofkah.
|
13 | U nisën nga Dofkahu dhe fushuan në Alush.
|
14 | U nisën nga Alushi dhe e ngritën kampin e tyre në Refidim, ku nuk kishte ujë për të pirë për popullin.
|
15 | U nisën nga Refidimi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinait.
|
16 | U nisën nga shkretëtira e Sinait dhe u vendosën në Kibroth-Hataavah.
|
17 | U nisën nga Kibroth-Hataavahu dhe fushuan në Hatseroth.
|
18 | U nisën nga Hatserothi dhe fushuan në Rithmah.
|
19 | U nisën nga Rithmahu dhe fushuan në Rimon-Perets.
|
20 | U nisën nga Rimon-Peretsi dhe fushuan në Libnah.
|
21 | U nisën nga Libnahu dhe fushuan në Risah.
|
22 | U nisën nga Risahu dhe fushuan në Kehelathah.
|
23 | U nisën nga Kehelathahu dhe fushuan në malin Shefer.
|
24 | U nisën nga mali Shefer dhe fushuan në Haradah.
|
25 | U nisën nga mali i Haradahut dhe fushuan në Makeloth.
|
26 | U nisën nga Makelothi dhe fushuan në Tahath.
|
27 | U nisën nga Tahahu dhe fushuan në Terah.
|
28 | U nisën nga Terahu dhe fushuan në Mithkah.
|
29 | U nisën nga Mithkahu dhe fushuan në Hashmonah.
|
30 | U nisën nga Hashmonahu dhe fushuan në Mozeroth.
|
31 | U nisën nga Mozerothi dhe fushuan nga Bene-Jaakan.
|
32 | U nisën nga Bene-Jaakani dhe fushuan në Hor-Hagidgad.
|
33 | U nisën nga Hor-Hagidgadi dhe fushuan në Jotbathah.
|
34 | U nisën nga Jotbathahu dhe fushuan në Abronah.
|
35 | U nisën nga Abronahu dhe fushuan në Etsion-Geber.
|
36 | U nisën nga Etsion-Geberi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit, domethënë në Kadesh.
|
37 | Pastaj u nisën nga Kadeshi dhe fushuan në malin Hor, në kufi të vendit të Edomit.
|
38 | Pastaj prifti Aaron u ngjit në malin Hor me urdhër të Zotit dhe vdiq aty në vitin e dyzetë prej kohës kur bijtë e Izraelit kishin dalë nga vendi i Egjiptit, ditën e parë të muajit të pestë.
|
39 | Aaroni ishte njëqind e njëzet e tre vjeç kur vdiq në malin Hor.
|
40 | Mbreti i Aradit, Kananeu, që banonte në Negev, në vendin e Kanaanit, dëgjoi se arritën bijtë e Izraelit.
|
41 | Kështu ata u nisën nga mali Hor dhe fushuan në Tsalmonah.
|
42 | U nisën nga Tsalmonahu dhe fushuan në Punon.
|
43 | U nisën nga Punoni dhe fushuan në Oboth.
|
44 | U nisën nga Obothi dhe fushuan në Ije-Abarim, në kufi me Moabin.
|
45 | U nisën nga Ije-Abarimi dhe fushuan në Dibon-Gad.
|
46 | U nisën nga Dibon-Gadi dhe fushuan në Almon-Diblathaim.
|
47 | U nisën nga Almon-Diblathaimi dhe fushuan në malet e Abarimit, përballë Nebit.
|
48 | U nisën nga malet e Abarimit dhe fushuan në fushat e Moabit, pranë Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos.
|
49 | Fushuan pranë Jordanit, nga Beth-Jeshimoth deri në Abel-Shitim, në fushat e Moabit.
|
50 | Pastaj Zoti i foli Moisiut, në fushat e Moabit, pranë Jordanit mbi bregun përballë Jerikos, dhe i tha:
|
51 | "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur të kaloni Jordanin, për të hyrë në vendin e Kanaanit,
|
52 | do të dëboni të gjithë banorët e vendit, do të shkatërroni të gjitha figurat e tyre dhe të tëra statujat e tyre prej metali të shkrirë, do të rrënoni të gjitha vendet e larta të tyre.
|
53 | Do ta shtini në dorë vendin dhe do të vendoseni në të, sepse jua kam dhënë në pronësi.
|
54 | Do ta ndani me short vendin, simbas familjeve tuaja. Familjeve më të mëdha do t`u jepni një pjesë më të madhe, dhe më të voglave një pjesë më të vogël. Secili do të marrë atë që do t`i bjerë me short; ndarjet do të bëhen në bazë të fiseve të etërve tuaj.
|
55 | Por në rast se nuk i dëboni banorët e vendit, ata që do të lini do të jenë si hala në sy dhe do t`ju shqetësojnë në vendin që do të banoni.
|
56 | Dhe do të ndodhë që unë t`ju trajtoj ashtu siç kisha menduar t`i trajtoj ata".
|