Albanian Bible

Jobi 20

Jobi

Return to Index

Chapter 21

1

   Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: 

 


2

   "Dëgjoni me kujdes atë që kam për të thënë, dhe kjo të jetë kënaqësia që më jepni. 

 


3

   Kini durim me mua dhe më lini të flas dhe, kur të kem folur, edhe talluni me mua. 

 


4

   A ankohem vallë për një njeri? Dhe pse fryma ime nuk duhet të trishtohet? 

 


5

   Shikomëni dhe habituni, dhe vini dorën mbi gojë. 

 


6

   Kur e mendoj, më zë frika dhe mishi im fillon të dridhet. 

 


7

   Pse, pra, jetojnë të pabesët dhe pse plaken dhe shtojnë pasuritë e tyre? 

 


8

   Pasardhësit e tyre fuqizohen bashkë me ta nën vështrimet e tyre dhe fëmijët e tyre lulëzojnë në sytë e tyre. 

 


9

   Shtëpitë e tyre janë në siguri, pa tmerre, dhe fshikulli i Perëndisë nuk rëndon mbi ta. 

 


10

   Demi i tyre mbars dhe nuk gabon, lopa e tyre pjell pa dështuar. 

 


11

   Dërgojnë jashtë si një kope të vegjlit e tyre dhe bijtë e tyre hedhin valle. 

 


12

   Këndojnë në tingujt e timpanit dhe të qestes dhe kënaqen me zërin e flautit. 

 


13

   I kalojnë në mirëqënie ditët e tyre, pastaj një çast zbresin në Sheol. 

 


14

   Megjithatë i thonin Perëndisë: "Largohu nga ne, sepse nuk dëshirojmë aspak të njohim rrugët e tua. 

 


15

   Kush është i Plotfuqishmi të cilit duhet t`i shërbejmë? Ç`përfitojmë veç kësaj kur e lusim?". 

 


16

   Ja, begatia e tyre a nuk është vallë në duart e tyre? Këshilla e të pabesëve është mjaft larg meje. 

 


17

   Sa herë shuhet llamba e të këqijve ose shkatërrimi bie mbi ta, vuajtjet që Perëndia cakton në zemërimin e tij? 

 


18

   A janë ata si kashta përpara erës ose si byku që e merr me vete stuhia? 

 


19

   Ju thoni se Perëndia ruan dënimin e paudhësisë së dikujt për bijtë e tij. Ta shpaguajë Perëndia, që ai të mund ta kuptojë. 

 


20

   Të shohë me sytë e tij shkatërrimin e vet dhe të pijë nga zemërimi i të Plotfuqishmit! 

 


21

   Çfarë i hyn në punë në fakt shtëpia e tij mbas vdekjes, kur numri i muajve të tij është mbushur? 

 


22

   A mundet ndokush t`i mësojë Perëndisë njohuri, atij që gjykon ata që ndodhen atje lart? 

 


23

   Dikush vdes kur ka plot fuqi, i qetë dhe i sigurt; 

 


24

   ka kovat plot me qumësht dhe palca e kockave të tij është e freskët. 

 


25

   Një tjetër përkundrazi vdes me shpirt të hidhëruar, pa pasë shijuar kurrë të mirën. 

 


26

   Që të dy dergjen bashkë në pluhur dhe krimbat i mbulojnë. 

 


27

   Ja, unë i njoh mendimet tuaja dhe planet me të cilat doni të ushtroni dhunën kundër meje. 

 


28

   Në fakt ju thoni: "Ku është shtëpia e princit, dhe ku është çadra, banesa e njerëzve të këqij?". 

 


29

   Nuk i keni pyetur ata që udhëtojnë dhe nuk i njihni shenjat e tyre? 

 


30

   Njerëzit e këqij në fakt shpëtojnë ditën e shkatërrimit dhe çohen në shpëtim ditën e zemërimit. 

 


31

   Kush e qorton për sjelljen e tij dhe kush i jep shpagim për atë që ka bërë? 

 


32

   Atë e çojnë në varr dhe i bëjnë roje varrit të tij. 

 


33

   Plisat e luginës do të jenë të ëmbël për të; tërë njerëzia do ta ndjekë, ndërsa një mori pa fund i shkon para. 

 


34

   Si mund të më ngushëlloni pra, me fjalë të kota, kur nga fjalët tuaja nuk mbetet veçse gënjeshtra?". 

 


Jobi 22

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: