| Chapter 8 |
1 | Sa i mrekullueshëm është emri yt mbi gjithë rruzullin, o Zot, Zoti ynë, që vure madhështinë tënde mbi qiejtë!
|
2 | Nga goja e të vegjëlve dhe foshnjave në gji ke vendosur lëvdimin për shkak të armiqve të tu, për t`i mbyllur gojën armikut dhe hakmarrësit.
|
3 | Kur mendoj qiejtë e tu, që janë vepër e gishtërinjve të tu, hënën dhe yjet që ti ke vendosur,
|
4 | çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh?
|
5 | Megjithatë ti e bëre pak më të ulët se Perëndia, dhe e kurorëzove me lavdi dhe me nder.
|
6 | E bëre të mbretërojë mbi veprat e duarve të tua dhe vure çdo gjë nën këmbët e tij!
|
7 | Dhentë dhe bagëtitë e tjera, madje bishat e egra,
|
8 | zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit, tërë ato që kalojnë nëpër shtigjet e detit.
|
9 | O Zot, Zoti ynë, sa i mrekullueshëm është emri yt në të gjithë dheun!
|