Albanian Bible

Psalmet 29

Psalmet

Return to Index

Chapter 30

1

   Do të të lëvdoj, o Zot, sepse ti më ngrite lart, dhe nuk i lejove armiqtë e mi të tallen me mua. 

 


2

   O Zot, Perëndia im, unë të kam klithur ty, dhe ti më ke shëruar. 

 


3

   O Zot, ti e ke nxjerrë shpirtin tim jashtë Sheolit, më ke mbajtur gjallë që të mos zbrisja në gropë. 

 


4

   I këndoni lavde Zotit, ju, shenjtorë të tij, dhe kremtoni shenjtërinë e tij, 

 


5

   sepse zemërimi im mban vetëm një çast, por mirësia e tij mban një jetë të tërë. Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi. 

 


6

   Kur kisha bollëk thoja: "Unë nuk do të prekem kurrë". 

 


7

   O Zot, për hirin tënd e kishe fortësuar malin tim, ti e fshehe fytyrën tënde, dhe unë mbeta i trembur. 

 


8

   Unë të klitha ty, o Zot, iu luta fort Zotit, 

 


9

   duke thënë: "Çfarë dobie do të kesh nga gjaku im po të jetë se zbres në gropë? A mundet pluhuri të të kremtojë? A mundet ai të shpallë të vërtetën tënde? 

 


10

   Dëgjo, o Zot, dhe ki mëshirë për mua, o Zot, bëhu ti ndihma ime". 

 


11

   Ti e ke kthyer vajtimin tim në valle; ma ke hequr grethoren dhe më ke mbushur me gëzim, 

 


12

   me qëllim që shpirti im të mund të të këndojë lavdi pa pushim. O Zot, Perëndia im, unë do të të kremtoj përjetë. 

 


Psalmet 31

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: