| Chapter 100 |
1 | Dërgojini klithma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës!
|
2 | I shërbeni Zotit me gaz, ejani para tij me këngë gëzimi.
|
3 | Pranoni që Zoti është Perëndia; na ka bërë ai dhe jo ne vetë; ne jemi populli i tij dhe kopeja e kullotës së tij.
|
4 | Hyni në portat e tij me falenderim dhe në oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij.
|
5 | Sepse Zoti është i mirë; mirësia e tij është e përjetshme dhe besnikëria e tij vlen për të gjitha brezat.
|