Albanian Bible

Psalmet 107

Psalmet

Return to Index

Chapter 108

1

   Zemra ime është e prirur për mirë, o Perëndi, unë do të këndoj dhe do të kremtoj lëvdimet e tua me gjithë forcën time. 

 


2

   Zgjohuni, o harpa dhe qeste, unë dua të zgjoj agimin. 

 


3

   Unë do të të kremtoj midis popujve, o Zot, dhe do të këndoj lëvdimet e tua midis kombeve. 

 


4

   Sepse mirësia jote është e madhe, arrin deri mbi qiejtë, dhe e vërteta jote deri te retë. 

 


5

   Qofsh i përlëvduar, o Perëndi, përmbi qiejtë dhe lavdia jote shkëlqeftë mbi gjithë tokën, 

 


6

   me qëllim që të dashurit e tu të çlirohen; shpëtomë me të djathtën tënde dhe përgjigjmu. 

 


7

   Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do ta ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit. 

 


8

   Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjvënësi im; 

 


9

   Moabi është legeni ku unë lahem; mbi Edomin do të hedh sandalen time, mbi Filisti do të dërgoj britma triumfi". 

 


10

   Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom? 

 


11

   A nuk je ti, o Perëndi, që na ke kthyer, dhe nuk del më, o Perëndi, me ushtritë tona? 

 


12

   Na ndihmo ti kundër kundërshtarëve, sepse ndihma e njeriut është e kotë. 

 


13

   Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe do të jetë ai që do t`i shtypë armiqtë tanë. 

 


Psalmet 109

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: