| Chapter 116 |
1 | Unë e dua Zotin, sepse ai dëgjoi zërin tim dhe lutjet e mia.
|
2 | Duke qenë se e ka kthyer ndaj meje veshin e tij, unë do ta kërkoj në gjithë ditët e jetës sime.
|
3 | Vargonjtë e vdekjes më kishin rrethuar dhe ankthet e Sheolit më kishin pushtuar; fatkeqësia dhe dhembja më kishin vënë përfund.
|
4 | Atëherë i kërkova ndihmë Zotit: "O Zot, të lutem, më shpëto".
|
5 | Zoti është i dhemshur dhe i drejtë, Perëndia ynë është i mëshirshëm.
|
6 | Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; unë isha katandisur në një gjendje të mjeruar, dhe ai më shpëtoi.
|
7 | Kthehu, o shpirti im, në prehjen tënde, sepse Zoti të mbushi me të mira.
|
8 | Po, sepse ti ke çliruar jetën time nga vdekja, sytë e mi dhe lotët dhe këmbët e mia nga rrëzimi.
|
9 | Unë do të eci në prani të Zotit në tokën e të gjallëve.
|
10 | Unë kam besuar dhe prandaj flas. Unë isha shumë i pikëlluar,
|
11 | dhe thoja gjatë përhumbjes sime: "Çdo njeri është gënjeshtar".
|
12 | Ç`do t`i jap Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë?
|
13 | Unë do të ngre kupën e shpëtimit dhe do të thërres emrin e Zotit.
|
14 | Do të plotësoj zotimet e mia ndaj Zotit në prani të të gjithë popullit të tij.
|
15 | Éshtë e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij.
|
16 | Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot, jam shërbëtori yt, bir i shërbëtores sate; ti i këpute lidhjet e mia.
|
17 | Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit.
|
18 | Do t`i plotësoj zotimet e mia Zotit në prani të të gjithë popullit të tij,
|
19 | në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem. Aleluja.
|