| Chapter 119 |
1 | Lum ata që kanë një rrugë pa njollë dhe që ecin me ligjin e Zotit.
|
2 | Lum ata që respektojnë mësimet e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër
|
3 | dhe nuk kryejnë të keqen, por ecin në rrugët e tij.
|
4 | Ti na ke urdhëruar të respektojmë urdhërimet e tua me kujdes.
|
5 | Oh, rrugët e mia qofshin të qëndrueshme në respektimin e statuteve të tua.
|
6 | Atëherë nuk do të turpërohem, kur të kem parasysh të gjitha urdhërimet e tua.
|
7 | Do të të kremtoj me zemër të drejtë ndërsa mësoj dekretet e tua të drejta.
|
8 | Do të respektoj statutet e tua, mos më braktis plotësisht.
|
9 | Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? Duke e ruajtur me fjalën tënde.
|
10 | Të kam kërkuar me gjithë zemër; mos më lër të devijoj nga urdhërimet e tua.
|
11 | E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje.
|
12 | Ti je i bekuar, o Zot, më mëso statutet e tua.
|
13 | Me buzët e mia kam numëruar të gjitha dekretet e gojës sate.
|
14 | Gëzohem duke ndjekur porositë e tua, ashtu sikur të zotëroja tërë pasuritë.
|
15 | Do të mendoj thellë mbi urdhërimet e tua dhe do të marrë në konsideratë shtigjet e tua.
|
16 | Do të kënaqem me statutet e tua dhe nuk do ta harroj fjalën tënde.
|
17 | Bëji të mirë shërbëtorit tënd, dhe unë do të jetoj dhe do të respektoj fjalën tënde.
|
18 | Hapi sytë e mi dhe unë do të sodit mrekullitë e ligjit tënd.
|
19 | Unë jam i huaji mbi dhe; mos m`i fshih urdhërimet e tua.
|
20 | Shpirti im tretet nga dëshira e dekreteve të tua në çdo kohë.
|
21 | Ti i qorton kryelartët, që janë të mallkuar, sepse largohen nga urdhërimet e tua.
|
22 | Hiq prej meje turpin dhe përbuzjen, sepse unë i kam respektuar porositë e tua.
|
23 | Edhe sikur princat të ulen dhe të flasin kundër teje, shërbëtori yt do të mendohet thellë mbi ligjet e tua.
|
24 | Porositë e tua janë gëzimi im dhe këshilltarët e mi.
|
25 | Unë bie përmbys në pluhur; më ringjall sipas fjalës sate.
|
26 | Të kam treguar rrugët e mia, dhe ti më je përgjigjur; më mëso statutet e tua.
|
27 | Më bëj që të kuptoj rrugën e urdhërimeve të tua, dhe unë do të mendohem thellë mbi mrekullitë e tua.
|
28 | Jeta ime tretet në dhimbje; më jep forcë sipas fjalës sate.
|
29 | Mbamë larg nga gënjeshtra dhe, në hirin tënd, bëmë të njohur ligjin tënd.
|
30 | Kam zgjedhur rrugën e besnikërisë; i kam vënë dekretet e tua para vetes.
|
31 | Jam i lidhur me porositë e tua; o Zot, mos lejo që unë të hutohem.
|
32 | Do të veproj në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse ti do të më zgjerosh zemrën.
|
33 | Më mëso, o Zot, rrugën e statuteve të tu dhe unë do ta ndjek deri në fund.
|
34 | Më jep mënçuri dhe unë do ta ruaj ligjin tënd; po, do ta respektoj me gjithë zemër.
|
35 | Më bëj të ec në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse në to gjej kënaqësinë time.
|
36 | Përkule zemrën time parimeve të tua dhe jo lakmisë.
|
37 | Largoji sytë e mi nga gjërat e kota dhe gjallëromë në rrugët e tua.
|
38 | Mbaje fjalën tënde shërbëtorit tënd, që ka frikë nga ty.
|
39 | Largo nga unë fyerjet e rënda, që më trëmbin, sepse dekretet e tua janë të mira.
|
40 | Ja, unë dëshiroj me zjarr urdhërimet e tua; gjallëromë në drejtësinë tënde.
|
41 | Le të më arrijë shpirtmadhësia jote, o Zot, dhe shpëtimi yt sipas fjalës sate.
|
42 | Kështu do të mund t`i përgjigjem atij që më fyen, sepse kam besim te fjala jote.
|
43 | Mos hiq plotësisht nga goja ime fjalën e së vërtetës, sepse unë kam shpresë te dekretet e tua.
|
44 | Kështu do të respektoj ligjin tënd vazhdimisht, përjetë.
|
45 | Do të ec në liri, sepse kërkoj urdhërimet e tua.
|
46 | Do të flas për porositë e tua para mbretërve dhe nuk do të turpërohem.
|
47 | Do të kënaqem me urdhërimet e tua, sepse i dua.
|
48 | Do të ngre duart e mia drejt urdhërimeve të tua, sepse i dua, dhe do të mendohem thellë mbi statutet e tua.
|
49 | Mbaje mend fjalën që i ke dhënë shërbëtorit tënd, me të cilën me kë bërë të kem shpresa.
|
50 | Ky është përdëllimi im në pikëllim, që fjala jote më ka dhënë jetë.
|
51 | Kryelartët më mbulojnë me tallje, por unë nuk largohem nga ligji yt.
|
52 | Mbaj mend dekretet e tua të lashta, o Zot, dhe kjo më ngushëllon.
|
53 | Një indinjatë e madhe më pushton për shkak të të pabesëve që braktisin ligjin tënd.
|
54 | Statutet e tua kanë qenë kantikët e mi në shtëpinë e shtegëtimit tim.
|
55 | O Zot, unë kujtoj emrin tënd natën dhe respektoj ligjin tënd.
|
56 | Kjo ndodh sepse respektoj urdhërimet e tua.
|
57 | Ti je pjesa ime, o Zot, kam premtuar të respektoj fjalët e tua.
|
58 | Të jam lutur shumë, me gjihë zemër; ki mëshirë për mua sipas fjalës sate.
|
59 | Kam shqyrtuar rrugët e mia dhe i kam kthyer hapat e mia ndaj urdhërave të tua.
|
60 | Pa asnjë mëdyshje nxitova të respektoj urdhërimet e tua.
|
61 | Litarët e të pabesëve më kanë mbështjellë, por unë nuk e kam harruar ligjin tënd.
|
62 | Në mes të natës ngrihem që të të kremtoj, për shkak të dekreteve të tua të drejta.
|
63 | Unë jam shok i gjithë atyre që kanë frikë prej teje dhe i atyre që respektojnë urdhërimet e tua.
|
64 | O Zot, toka është e mbushur me mirësinë tënde; më mëso statutet e tua.
|
65 | Ti i ke bërë të mira shërbëtorit tënd, o Zot, sipas fjalës sate.
|
66 | Më mëso të gjykoj drejt dhe të kem njohje, sepse u besoj urdhërimeve të tua.
|
67 | Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.
|
68 | Ti je i mirë dhe bën të mira; më mëso statutet e tua.
|
69 | Kryelartët kanë trilluar kundër meje, por unë do të respektoj urdhërimet e tua me gjithë zemër.
|
70 | Zemra e tyre është e pandjeshme si dhjami; por unë kënaqem me ligjin tënd.
|
71 | Ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar, që kështu të mësoja statutet e tua.
|
72 | Ligji i gojës sate për mua është më i çmuar se mijëra monedha ari dhe argjendi.
|
73 | Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë; më jep zgjuarësi që të mund të mësoj urdhërimet e tua.
|
74 | Ata që kanë frikë prej teje do të më shohin dhe do të kënaqen, sepse pata shpresë në fjalën tënde.
|
75 | Unë e di, o Zot, që dekretet e tua janë të drejta, dhe që ti më ke hidhëruar në besnikërinë tënde.
|
76 | Mirësia jote qoftë përdëllimi im, sipas fjalës që i ke dhënë shërbëtorit tënd.
|
77 | Ardhshin tek unë dhemshuritë e tua të mëdha dhe kështu paça mundësi të jetoj, sepse ligji yt është kënaqësia ime.
|
78 | U ngatërrofshin mëndjemëdhenjtë, sepse më trajtojnë në mënyrë të padrejtë dhe pa arsye; por unë mendohem shumë mbi urdhërimet e tua.
|
79 | Le të drejtohen tek unë ata që kanë frikë nga ti dhe ata që njohin urdhërat e tua.
|
80 | Le të jetë zemra ime e paqortueshme lidhur me statutet e tua, me qëllim që unë të mos ngatërrohem.
|
81 | Shpirti im shkrihet nga dëshira e zjarrtë e shpëtimit tënd; unë kam shpresë në fjalën tënde.
|
82 | Sytë e mi dobësohen duke pritur të shkojë në vend fjala jote, ndërsa them: "Kur do të më ngushëllosh?".
|
83 | Ndonëse jam bërë si një calik i ekspozuar në tym, nuk i kam harruar statutet e tua.
|
84 | Sa janë ditët e shërbëtorit tënd? Kur do t`u vish hakut atyre që më ndjekin?
|
85 | Mëndjemëdhenjtë kanë hapur gropa për mua; ata nuk veprojnë sipas ligjit tënd.
|
86 | Tërë urdhërimet e tua meritojnë besim; më përndjekin pa të drejtë; ndihmomë.
|
87 | Më kanë eliminuar gati gati nga toka, por unë nuk i kam braktisur urdhërimet e tua.
|
88 | Gjallëromë sipas mirësisë sate, dhe unë do të respektoj porositë e gojës sate.
|
89 | Gjithnjë, o Zot, fjala jote është e qëndrueshme në qiejtë.
|
90 | Besnikëria jote vazhdon brez pas brezi; ti e ke vendosur tokën dhe ajo ekziston.
|
91 | Qielli dhe toka ekzistojnë deri në ditën e sotme, sepse çdo gjë është në shërbimin tënd.
|
92 | Në qoftë se ligji yt nuk do të kishte qenë kënaqësia ime, do të isha zhdukur në pikëllimin tim.
|
93 | Nuk do t`i harroj kurrë urdhërimet e tua, sepse me anë të tyre ti më ke dhënë jetën.
|
94 | Unë jam yti; shpëtomë, sepse kam kërkuar urdhërimet e tua.
|
95 | Të pabesët më zënë pusi që unë të vdes, por unë do të mbështetem në parimet e tua.
|
96 | Pashë caqet e çdo gjëje të përsour, por urdhërimi yt nuk ka asnjë cak.
|
97 | Oh, sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën.
|
98 | Urdhërimet e tua më bëjnë më të urtë se armiqtë e mi, sepse janë gjithnjë me mua.
|
99 | Kuptoj më shumë se të gjithë mësuesit e mi, sepse urdhërimet e tua janë përsiatja ime.
|
100 | Kam më tepër zgjuarësi se pleqtë, sepse respektoj urdhërimet e tua.
|
101 | Kam përmbajtur hapat e mia nga çdo shteg i keq, për të respektuar fjalën tënde.
|
102 | Nuk jam larguar nga dekretet e tua, sepse ti vetë më ke mësuar.
|
103 | Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time.
|
104 | Me anë të urdhërimeve të tua unë përfitoj zgjuarësinë; prandaj urrej çdo shteg falsiteti.
|
105 | Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.
|
106 | Unë jam betuar dhe do ta mbaj betimin që të respektoj dekretet e tua të drejta.
|
107 | Unë jam shumë i pikëlluar, gjallëromë, o Zot, sipas fjalës sate.
|
108 | O Zot, prano ofertat spontane të gojës sime dhe mësomë dekretet e tua.
|
109 | Ndonëse e kam gjithnjë shpirtin në pëllëmbë të dorës, nuk e harroj ligjin tënd.
|
110 | Të pabesët më kanë ngritur kurthe, por unë nuk jam larguar nga udhërimet e tua.
|
111 | Porositë e tua janë trashëgimia ime përjetë; ato janë gëzimi i zemrës sime.
|
112 | Jam zotuar me gjithë zemër për t`i zbatuar në praktikë statutet e tua përjetë, deri në fund.
|
113 | Unë i urrej njerëzit që gënjejnë, por e dua ligjin tënd.
|
114 | Ti je streha ime dhe mburoja ime; unë shpresoj në fjalën tënde.
|
115 | Largohuni, o njerëz të këqij, sepse unë dua të respektoj urdhërimet e Perëndisë tim.
|
116 | Më ndihmo sipas fjalës sate, që unë të jetoj, dhe të mos lejoj të ketë hutim në shpresën time.
|
117 | Përforcomë dhe unë do të shpëtoj, dhe do t`i kem gjithnjë statutet e tua përpara syve të mi.
|
118 | Ti i hedh poshtë të gjithë ata që largohen nga statutet e tua, sepse mashtrimi i tyre është gënjeshtër.
|
119 | Ti zhduk si fundërrina tërë të pabesët e tokës; prandaj unë i dua porositë e tua.
|
120 | Mishi im dridhet i tëri nga frika jote, dhe unë kam frikë nga dekretet e tua.
|
121 | Unë kam bërë atë që është e ndershme dhe e drejtë; mos më braktis në duart e shtypësve të mi.
|
122 | Jepi siguri dhe mbarësi shërbëtorit tënd, dhe mos lejo që mëndjemëdhenjtë të më shtypin.
|
123 | Sytë e mi dobësohen duke kërkuar shpëtimin tënd dhe fjalën e drejtësisë sate.
|
124 | Kujdesu për shërbëtorin tënd sipas mirësisë sate dhe mësomë statutet e tua.
|
125 | Unë jam shërbëtori yt; më jep mendje, që të mund të njoh porositë e tua.
|
126 | Éshtë koha, o Zot, që të veprosh; ata kanë anuluar ligjin tënd.
|
127 | Për këtë arësye unë i dua urdhërimet e tua më tepër se ari; po, më tepër se ari i kulluar.
|
128 | Për këtë arësye i konsideroj të drejta urdhërimet e tua dhe urrej çdo shteg të gënjeshtrës.
|
129 | Porositë e tua janë të mrekullueshme, prandaj shpirti im i respekton.
|
130 | Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë.
|
131 | Unë hap gojën time dhe psherëtij, nga dëshira e madhe e porosive të tua.
|
132 | Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, ashtu si bën me ata që e duan emrin tënd.
|
133 | Stabilizoi hapat e mia sipas fjalëve të tua dhe mos lejo që asnjë paudhësi të më sundojë.
|
134 | Më çliro nga shtypja e njerëzve dhe unë do të respektoj urdhërimet e tua.
|
135 | Bëj që të shkëlqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd dhe më mëso statutet e tua.
|
136 | Rrëke lotësh zbresin nga sytë e mi, sepse nuk respektohet ligji yt.
|
137 | Ti je i drejtë, o Zot, dhe dekretet e tua janë të drejta.
|
138 | Ti i ke përcaktuar porositë e tua me drejtësi dhe me besnikëri të madhe.
|
139 | Zelli im të tret, sepse armiqtë e mi kanë harruar fjalët e tua.
|
140 | Fjala jote është e pastër nga çdo zgjyrë; prandaj shërbëtori yt e do.
|
141 | Jam i vogël dhe i përbuzur, por nuk i harroi udhërimet e tua.
|
142 | Drejtësia jote është një drejtësi e përjetshme dhe ligji yt është i vërtetë.
|
143 | Ankthi dhe shqetësimi më kanë pushtuar, por urdhërimet e tua janë gëzimi im.
|
144 | Porositë e tua janë të drejta përjetë; më jep mendje dhe unë do të jetoj.
|
145 | Unë bërtas me gjithë zemër; përgjigjmu, o Zot, dhe unë do të respektoj statutet e tua.
|
146 | Unë të kërkoj; shpëtomë, dhe do të respektoj porositë e tua.
|
147 | Unë zgjohem para agimit dhe bërtas; unë kam shpresë te fjala jote.
|
148 | Sytë e mi paraprijnë natën për të menduar thellë fjalën tënde.
|
149 | Dëgjo zërin tim sipas mirësisë sate; o Zot, gjallëromë sipas dekretit tënd të drejtë.
|
150 | Kam afër vetes ata që ndjekin të keqen, por ata janë larg ligjit tënd.
|
151 | Ti je afër, o Zot, dhe të gjitha urdhërimet e tua janë të vërteta.
|
152 | Prej shumë kohe kam mësuar urdhërimet e tua, të cilat i ke vendosur përjetë.
|
153 | Merr parasysh pikëllimin tim dhe më çliro, sepse nuk e kam harruar ligjin tënd.
|
154 | Mbro çështjen time dhe më shpengo; më gjallëro sipas fjalës sate.
|
155 | Shpëtimi është larg nga të pabesët, sepse ata nuk kërkojnë statutet e tua.
|
156 | Dhemshuritë e tua janë të mëdha, o Zot; më gjallëro sipas dekreteve të tua të drejta.
|
157 | Persekutuesit e mi dhe armiqtë e mi janë të shumtë; por unë nuk largohem nga porositë e tua.
|
158 | I pashë të pabesët dhe i urrej, sepse nuk respektojnë fjalën tënde.
|
159 | Ki parasysh sa i dua urdhërimet e tua! O Zot, gjallëromë sipas mirësisë sate.
|
160 | Shuma e fjalës sate është e vërteta; dhe të gjitha dekretet e tua të drejta qëndrojnë përjetë.
|
161 | Princat më përndjekin pa arësye, por zemra ime ka shumë frikë nga fjala jote.
|
162 | Unë ndjej një gëzim të madh në fjalën tënde, ashtu si ai që gjen një plaçkë të madhe.
|
163 | Urrej dhe s`e shoh dot me sy gënjeshtrën, por e dua ligjin tënd.
|
164 | Të lëvdoj shtatë herë në ditë për dekretet e tua të drejta.
|
165 | Paqe të madhe kanë ata që e duan ligjin tënd, dhe nuk ka asgjë që mund t`i rrëzojë.
|
166 | O Zot, unë shpresoj në shpëtimin tënd dhe i zbatoj në praktikë urdhërimet e tua.
|
167 | Unë kam respektuar porositë e tua dhe i dua me të madhe.
|
168 | Kam respektuar urdhërimet e tua dhe porositë e tua, sepse të gjitha rrugët janë para teje.
|
169 | Le të arrijë deri te ti britma ime, o Zot; me jep mendja sipas fjalës sate.
|
170 | Le të arrijë deri te ti lutja ime, çliromë sipas fjalës sate.
|
171 | Buzët e mia do të përhapin lavde, me qëllim që ti të më mësosh statutet e tua.
|
172 | Gjuha ime do të shpallë fjalën tënde, sepse tërë urdhërimet e tua janë të drejta.
|
173 | Dora jote më ndihmoftë, sepse unë kam zgjedhur urdhërimet e tua.
|
174 | Unë dëshiroj me zjarr shpëtimin tënd, o Zot, dhe ligji yt është gëzimi im.
|
175 | Le të kem mundësi të jetoj që të të lëvdoj, dhe le të më ndihmojnë dekretet e tua.
|
176 | Unë po endem si një dele e humbur. Kërko shërbëtorin tënd, sepse unë nuk i harroi urdhërimet e tua.
|