Albanian Bible

Fjalët e urta 1

Fjalët e urta

Return to Index

Chapter 2

1

   Biri im, në rast se pranon fjalët e mia dhe i quan thesar urdhërimet e mia, 

 


2

   duke i vënë veshin diturisë dhe duke e prirur zemrën ndaj arsyes; 

 


3

   po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të siguruar mirëkuptim, 

 


4

   në rast se e kërkon si argjendin dhe fillon të rrëmosh si për një thesar të fshehur, 

 


5

   atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë. 

 


6

   Sepse Zoti jep diturinë; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja. 

 


7

   Ai mban rezervë për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri 

 


8

   për të mbrojtur shtigjet e drejtësisë dhe për të ruajtur rrugën e shenjtorëve të tij. 

 


9

   Atëherë do të kuptosh drejtësinë, barazinë, ndershmërinë dhe tërë rrugët e së mirës. 

 


10

   Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd, 

 


11

   të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë, 

 


12

   për të të çliruar nga rruga e keqe, nga njerëzit që flasin për gjëra të këqija, 

 


13

   nga ata që braktisin shtigjet e ndershmërisë për të ecur në rrugët e territ, 

 


14

   që gëzohen kur bëjnë të keqen dhe ndjejnë kënaqësi në çoroditjet e njeriut të keq, 

 


15

   shtigjet e të cilit janë të shtrembëra dhe rrugët dredha-dredha, 

 


16

   për të të shpëtuar nga gruaja që ka shkelur kurorën, nga gruaja e huaj që përdor fjalë mikluese, 

 


17

   që ka braktisur shokun e rinisë së saj dhe ka harruar marrëveshjen e lidhur me Perëndinë. 

 


18

   Sepse shtëpia e saj zbret drejt vdekjes dhe shtigjet e saj drejt të vdekurve. 

 


19

   Asnjë prej atyre që shkojnë tek ajo nuk kthehet, asnjë nuk i arrin shtigjet e jetës. 

 


20

   Kështu do të mund të ecësh në rrugën e të mirëve dhe do të mbetesh në shtigjet e të drejtëve. 

 


21

   Sepse njerëzit e drejtë do të banojnë tokën dhe ata të ndershëm do të qëndrojnë aty; 

 


22

   por të pabesët do të shfarosen nga toka dhe shkelësit do të hiqen prej saj. 

 


Fjalët e urta 3

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: