Albanian Bible

Danieli 12

Osea

Return to Index

Chapter 1

1

   Fjala e Zotit që iu drejtua Oseas, birit të Beerit, në ditët e Uziahut, të Jothamit, të Ashazit dhe të Ezekias, mbretit të Judës, në ditët e Jeroboamit, birit të Joasit, mbret i Izraelit. 

 


2

   Kur Zoti filloi t`i flasë Oseas, Zoti i tha atij: "Shko, merr për grua një prostitutë dhe ki fëmijë të kurvërisë, sepse vendi po kurvërohet duke u larguar nga Zoti". 

 


3

   Kështu ai shkoi dhe mori për grua Gomeren, bijën e Diblaimit, e cila u mbars dhe i lindi një djalë. 

 


4

   Atëherë Zoti i tha: "Vëri emrin Jezreel, sepse brenda një kohe të shkurtër unë do të marr hak për gjakun e derdhur në Jezreel mbi shtëpinë e Jehut dhe do t`i jap fund mbretërimit të shtëpisë së Izraelit. 

 


5

   Po atë ditë do të ndodhë që unë do të thyej harkun e Izraelit në luginën e Jezreelit". 

 


6

   Ajo u mbars përsëri dhe lindi një vajzë. Atëherë Zoti i tha Oseas: "Vëri emrin Lo-ruhamah, sepse nuk do të kem më mëshirë për shtëpinë e Izraelit, por do t`i heq të gjithë. 

 


7

   Përkundrazi do të kem dhembshuri për shtëpinë e Judës dhe do t`i shpëtoj me anë të Zotit, Perëndisë së tyre; nuk do t`i shpëtoj me harkun as me shpatën apo me betejën, as me kuajt ose me kalorësit". 

 


8

   Kur zvordhi Lo-ruhamahen, ajo u mbars dhe lindi një djalë. 

 


9

   Atëherë Zoti i tha Oseas: "Vëri emrin Lo-ami, sepse ju nuk jeni populli im dhe unë nuk jam Perëndia juaj. 

 


10

   Megjithatë numri i bijve të Izraelit do të jetë si rëra e detit, që nuk mund të matet as të llogaritet. Dhe do të ndodhë që në vend që t`u thuhet atyre: "Ju nuk jeni populli im", do t`u thuhet atyre: "Jeni bijtë e Perëndisë së gjallë". 

 


11

   Pastaj bijtë e Judës dhe bijtë e Izraelit do të bashkohen tok, do të zgjedhin për veten e tyre një prijës të vetëm dhe do të dalin jashtë vendit të tyre, sepse e madhe do të jetë dita e Jezreelit". 

 


Osea 2

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: