| Chapter 5 |
1 | Kështu arritën në bregun tjetër të detit, në krahinën e Gadarenasve.
|
2 | Dhe, sapo Jezusi zbriti nga barka, menjëherë i doli përpara nga varrezat një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë,
|
3 | i cili banonte në varreza dhe kurrkush s`kishte mundur ta lidhë, qoftë edhe me zinxhirë.
|
4 | Shpesh herë, pra, e kishin lidhur me pranga e zinxhirë; por ai gjithnjë i thyente zinxhirët dhe i këpuste prangat; dhe kurrkush nuk e kishte bërë dot zap.
|
5 | Vazhdimisht, natën dhe ditën, nëpër varre e mbi male, shkonte duke bërtitur dhe duke e rrahur veten me gurë.
|
6 | Tani kur e pa Jezusin prej së largu, ai u turr dhe ra përmbys përpara tij,
|
7 | dhe me një britmë të madhe tha: ``Ç`ka ndërmjet mes nesh dhe teje, o Jezus, Bir i Perëndisë të shumë të lartit? Unë të përgjërohem në emrin e Perëndisë, mos më mundo!;``.
|
8 | Sepse ai i kishte thënë: ``Frymë e ndyrë, dil prej këtij njeriu!``.
|
9 | Atëhere Jezusi e pyeti: ``Cili është emri yt?``. Dhe ai u përgjigj duke thënë: ``Unë quhëm Legjion, sepse jemi shumë``.
|
10 | Dhe i lutej me të madhe që ai të mos i përzinte nga ajo krahinë.
|
11 | Tani aty ishte, në brinjë të malit, një tufë e madhe derrash që kulloste.
|
12 | Atëhere gjithë demonët e lutën duke thënë: ``Na dërgo në derrat, që të hymë në ta``.
|
13 | Dhe Jezusi menjëherë u lejoi atyre; atëherë frymërat e ndyra mbasi dolën, hynë në derrat dhe tufa u hodh poshtë nga gremina në det; ishin afërsisht dymijë krerë, dhe u mbytën në det.
|
14 | Atëherë ata që i kullotnin derrat ikën dhe e përhapën lajmin në qytet e nëpër fshatra; dhe njerëzit erdhën për të parë çfarë kishte ndodhur.
|
15 | Kur erdhën te Jezusi, panë të idemonizuarin ulur, të veshur dhe me mendje në rregull, atë që ishte idemonizuar nga Legjoni, dhe kishin frikë.
|
16 | Dhe ata që e kishin parë ngjarjen u treguan atyre se çfarë i kishte ngjarë të idemonizuarit dhe çështjen e derrave.
|
17 | Atëhere ata filluan t`i luten Jezusit që të largohej nga krahina e tyre.
|
18 | Kur ai po hynte në barkë, ai që kishte qenë i idemonizuar i lutej që të mund të rrinte me të;
|
19 | por Jezusi nuk e lejoj, madje i tha: ``Shko në shtëpinë tënde, te të tut dhe u trego atyre çfarë gjërash të medha bëri Zoti dhe si pati mëshirë për ty``.
|
20 | Dhe ai shkoi dhe nisi të predikojë nëpër Dekapolis për të gjitha ato që i kishte bërë Jezusi; të gjithë u mrrekulluan.
|
21 | Dhe kur Jezusi kaloj përsëri në bregun tjetër me barkë, një turmë e madhe u mblodh rreth tij; dhe ai qëndroj në breg të detit.
|
22 | Atëhere erdhi një nga krerët e sinagogës, me emër Jair, që, kur e pa, i ra ndër këmbë,
|
23 | dhe ju lut me të madhe duke thënë: ``Ime bijë është duke dhënë shpirt; eja, vëri duart mbi të që të shërohet dhe të jetojë!``.
|
24 | Dhe ai shkoi me të. Një turmë e madhe e ndiqte dhe shtyhej rreth tij.
|
25 | Tani një grua që kishte një fluks gjaku që prej dymbëdhjetë vjetësh
|
26 | dhe kishte vuajtur shumë nga ana e mjekëve të ndryshëm duke shpenzuar gjithë pasurinë e vet pa kurrfarë dobie, madje duke u bërë më keq,
|
27 | kur dëgjoi të flitej për Jezusin, u fut në turmë dhe pas shpinës preku rrobën e Jezusit,
|
28 | sepse thoshte: ``Nëse vetëm ia prek rroben e tij, do të shërohem``.
|
29 | Dhe menjëherë rrjedha e gjakut iu ndal dhe ajo ndjeu në trupin e vet se u shërua nga ajo sëmundje.
|
30 | Por menjëherë Jezusi, duke e ndjerë në vete që një fuqi kishte dalë prej tij, u kthye midis turmës, tha: ``Kush m`i preku rrobat?
|
31 | Dhe dishepujt e vet i thanë: ``A nuk po e sheh që turma po të shtyhet nga të gjitha anët dhe ti thua: ``Kush më preku?``.
|
32 | Por ai vështronte rreth e qark për të parë atë që bëri këtë.
|
33 | Atëhere gruaja, plot frikë e duke u dridhur, duke ditur se ç`i kishte ndodhur, erdhi dhe i ra ndër këmbë dhe i tha gjithë të vërtetën.
|
34 | Dhe ai i tha: ``Bijë, besimi yt të shëroi; shko në paqe dhe ji e shëruar nga sëmundja jote!``.
|
35 | Ndërsa Jezusi ende po fliste, erdhën disa nga shtëpia e kryetarit të sinagogës duke thënë: ``Jote bijë ka vdekur; pse e bezdis akoma Mësuesin?``.
|
36 | Por Jezusi, sapo dëgjoi ç`u tha, i tha kryetarit të sinagogës: ``Mos ki frikë, vetëm ki besim!``.
|
37 | Dhe nuk lejoi që ta ndiqte kurrkush tjetër, përveç Pjetrit, Jakobit, dhe Gjonit, vëllait të Jakobit.
|
38 | Dhe mbasi arriti në shtëpinë e kryetarit të sinagogës, pa një rrëmujë të madhe dhe njerëz që qanin dhe ulërinin me të madhe.
|
39 | Hyri dhe u tha atyre: ``Pse bërtitni e qani? Vajza nuk ka vdekur, por fle``.
|
40 | Dhe ata e përqeshën, por ai, mbasi i nxori jashtë të gjithë, mori me vete atin dhe nënën e vajzës dhe ata që qenë me atë, dhe hyri atje ku dergjej vajza.
|
41 | E mori, pra, për dore vajzën dhe i tha: ``Talitha kumi``, që e përkthyer do të thotë: ``Vajzë, ty po të them: Çohu!``.
|
42 | Dhe menjëherë vajza u ngrit dhe filloi të ecë. Ajo ishte në fakt dymbëdhjetë vjeçe. Dhe ata u habitën me habi të madhe.
|
43 | Por ai urdhëroi rreptësisht që askush të mos e marrë vesh; pastaj urdhëroi që t`i japin vajzës të hajë.
|