Albanian Bible

Luka 2

Luka

Return to Index

Chapter 3

1

   Tani në vitin e pesëmbëdhjetë të mbretërimit të Tiberit Cezar, kur Ponc Pilati ishte qeveritari i Judesë, Herodi tetrarku i Galilesë, i vëllai, Filipi, tetrarku i Itureas dhe i krahinës së Trakonitidës dhe Lizania tetrarku i Abilenës, 

 


2

   nën kryepriftërinjtë Ana dhe Kajfa, fjala e Perëndisë iu drejtua Gjonit, birit të Zakarias, në shkretëtirë. 

 


3

   Atëherë ai e përshkoi gjithë krahinën përreth Jordanit, duke predikuar një pagëzim pendimi për faljen e mëkateve, 

 


4

   ashtu siç është shkruar në librin e fjalëve të profetit Isaia, që thotë: ``Ja zëri i njërit që bërtet në shkretirë: Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij! 

 


5

   Çdo luginë të jetë e mbushur dhe çdo mal e kodër të jetë sheshuar; vendet dredha-dredha të drejtohen dhe rrugët e vështira të sheshohen 

 


6

   dhe çdo mish do të shohë shpëtimin e Perëndisë``. 

 


7

   Ai, pra, u thoshte turmave që shkonin të pagëzoheshin prej tij: ``Pjellë nepërkash, kush ju ka mesuar t`i arratiseni zemërimit që po vjen? 

 


8

   Bëni, pra, fryte të denja pendimi dhe mos filloni të thoni brenda jush: "Ne kemi Abrahamin për Atë", sepse unë po ju them se Perëndia mund t`i nxjerrë fëmijë Abrahamit edhe nga këta gurë. 

 


9

   Tashmë sëpata u vu në rrënjë të pemëve; çdo pemë që nuk jep fryt të mirë do të pritet dhe do të hidhet në zjarr``. 

 


10

   Dhe turmat e pyesnin, duke thënë: ``Dhe ne, pra, ç`të bëjmë?``. 

 


11

   Atëherë ai, duke përgjigjur, u tha atyre: ``Ai që ka dy tunika le t`i ndajë me atë që s`ka, dhe ai që ka të hajë le të veprojë po kështu``. 

 


12

   Tani erdhën edhe disa tagrambledhës që të pagëzohen dhe e pyetën: ``Mësues, ç`duhet të bëjmë?``. 

 


13

   Dhe ai u tha atyre: ``Mos vilni asgjë më tepër nga sa ju është urdhëruar``. 

 


14

   Edhe ushtarët e pyetën duke thënë: ``Dhe ne, ç`duhet të bëjmë?``. Dhe ai u tha atyre: ``Mos i bëni shantazh asnjeriu, mos i bëni akuza të rreme kurrkujt dhe jini të kënaqur me pagën tuaj!``. 

 


15

   Dhe populli ishte në pritje dhe të gjithë pyesnin në zemrat e veta nëse Gjoni ishte Krishti vetë. 

 


16

   Gjoni u përgjigj duke u thënë të gjithëve: ``Unë ju pagëzoj me ujë; por vjen ai që është më i fortë nga unë, të cilit unë nuk jam i denjë as t`ia zgjidh lidhëset e sandaleve; ai do t`ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr. 

 


17

   Ai mban në dorë lopatën e vet, për ta pastruar krejt lëmin e vet dhe për të mbledhur grurin në hambarin e tij, por bykun do ta djegë me zjarr që nuk shuhet``. 

 


18

   Kështu ai e ungjillizonte popullin duke e këshilluar me shumë mënyra të tjera. 

 


19

   Por Herodi, tetraku, mbasi u qortua prej tij për shkak të Herodiadës, gruas së vëllait të tij Filipit, dhe për të gjitha mbrapshtitë që ai kishte kryer, 

 


20

   U shtoi të gjitha të tjerave edhe këtë, domethënë e futi Gjonin në burg. 

 


21

   Tani, si u pagëzua gjithë populli, edhe Jezusi u pagëzua; dhe ndërsa po lutej, qielli u hap 

 


22

   dhe Fryma e Shenjtë zbriti mbi të, në trajtën trupore si të pëllumbit, dhe nga qielli erdhi një zë, që thoshte: ``Ti je Biri im i dashur, në ty unë jam kënaqur!``. 

 


23

   Dhe Jezusi ishte rreth tridhjetë vjeç; dhe e pandehnin se ishte bir i Jozefit, bir i Elit; 

 


24

   bir i Mathatit, bir i Levit, bir i Melkit, bir i Janas, bir i Jozefit; 

 


25

   bir i Matathias, bir i Amosit, bir i Naumit, bir i Eslit, bir i Nagait; 

 


26

   bir i Maathit, bir i Matathias, bir i Semeit, bir i Jozefit, bir i Judës; 

 


27

   bir i Joannas, bir i Resas, bir i Zorobabelit, bir i Salatielit, bir i Nerit; 

 


28

   bir i Melkit, bir i Adit, bir i Kosamit, bir i Elmodamit, bir i Erit; 

 


29

   bir i Joseut, bir i Eliezerit, bir i Iorimit, bir i Mathatit, bir i Levit; 

 


30

   bir i Simeonit, bir i Judës, bir i Jozefit, bir i Jonanit, bir i Eliakimit; 

 


31

   bir i Meleas, bir i Menas, bir i Matathas, bir i Natanit, bir i Davidit; 

 


32

   bir i Jeseut, bir i Obedit, bir i Boozit, bir i Salmonit, bir i Naasonit; 

 


33

   bir i Aminadabit, bir i Aramit, bir i Esromit, bir i Faresit, bir i Judës; 

 


34

   bir i Jakobit, bir i Isakut, bir i Abrahamit, bir i Tares, bir i Nakorit; 

 


35

   bir i Serukut, bir i Ragaut, bir i Pelekut, bir i Eberit, bir i Selës; 

 


36

   bir i Kainanit, bir i Arfaksadit, bir i Semit, bir i Noeut, bir i Lamekut; 

 


37

   bir i Mathusalës, bir i Enokut, bir i Jaredit, bir i Mahalaleelit, bir i Kainanit; 

 


38

   bir i Enosit, bir i Setit, bir i Adamit, i Perëndisë. 

 


Luka 4

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: