| Chapter 7 |
1 | Pas këtyre gjërave, Jezusi përshkoi Galilenë, sepse nuk donte të endej nëpër Jude, nga që Judenjtë kërkonin ta vrisnin.
|
2 | Por festa e Judenjve, ajo e Tabernakujve ishte afër.
|
3 | Prandaj vëllezërit e tij i thanë: ``Nisu prej këndej dhe shko në Jude, që edhe dishepujt e tu t`i shohin veprat që ti bën.
|
4 | Askush në fakt nuk bën asgjë në fshehtësi kur kërkon të nijhet botërisht; kur ti do të bësh gjëra të tilla, tregohu botës!``.
|
5 | Në fakt as vëllezërit e tij nuk besonin në të.
|
6 | Atëherë Jezusi u tha aytre: ``Koha ime nuk ka ardhur ende; por koha juaj është gjithmonë gati.
|
7 | Bota nuk mund t`ju urrejë juve, por më urren mua sepse unë dëshmoj për të se veprat e saj janë të mbrapshta.
|
8 | Ngjituni ju në këtë festë; unë nuk po ngjitem ende në këtë festë, sepse koha ime ende nuk është plotësuar``.
|
9 | Dhe si u tha atyre këto gjëra, mbeti në Galile.
|
10 | Mbasi vëllezërit e tij u ngjitën në festë, atëherë edhe ai u ngjit atje, jo haptas, por si fshehurazi.
|
11 | Judenjtë, pra, e kërkonin gjatë festës dhe thoshnin: ``Ku është ai?``.
|
12 | Në turmë pëshpëritej shumë për të; disa thoshnin: ``Ai është i mirë!``. Të tjerë thoshnin: ``Jo, madje ai e mashtron popullin``.
|
13 | Por askush nuk fliste haptas për të, nga druajtja e Judenjve.
|
14 | Por, aty nga mesi i festës, Jezusi u ngjit në tempull dhe mësonte.
|
15 | Dhe Judenjtë mrrekulloheshin duke thënë: ``Si i ditka ky shkronjat, pa pasur studiuar?``.
|
16 | Jezusi atëherë iu përgjigj atyre dhe tha: ``Doktrina ime nuk është imja, por e atij që më ka dërguar.
|
17 | Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetja ime.
|
18 | Kush flet nga vetja e tij kërkon lavdinë e vet, kurse ai që kërkon lavdinë e atij që e ka dërguar është i vërtetë, dhe në të nuk ka padrejtësi.
|
19 | A nuk jua ka dhënë Moisiu ligjin? E pra, asnjë nga ju nuk e vë në praktikë ligjin. Pse kërkoni të më vritni?``.
|
20 | Turma u përgjigj dhe tha: ``Ti ke një demon; kush kërkon të të vrasë?``.
|
21 | Jezusi u përgjigj dhe u tha: ``Unë bëra një vepër dhe ju të gjithë jeni të mreku-lluar.
|
22 | Prandaj Moisiu iu dha rrethprerjen (ajo nuk është prej Moisiut, por prej etërve); dhe ju e rrethpritni një njeri të shtunën.
|
23 | Në qoftë se një njeri merr rrethprerjen të shtunën, që të mos shkelet ligji i Moisiut, ju zemëroheni kundër meje sepse shërova tërësishtë një njeri të shtunën?
|
24 | Mos gjykoni sipas pamjes së jashtme, por gjykoni sipas drejtësisë!``
|
25 | Atëherë disa nga Jeruzalemi thanë: ``A nuk është ky ai që kërkojnë ta vrasin?
|
26 | E megjithatë ja, ai po flet lirisht dhe nuk i thonë asgjë; mos kanë njohur krerët me të vërtetë se ai është Krishti?
|
27 | Por ne e dimë se nga është ai; ndërsa kur të vijë Krishti, askush nuk do ta dijë se nga është``.
|
28 | Atëherë Jezusi, duke mësuar në tempull, thirri dhe tha: ``Ju më njihni dhe e dini se nga jam, megjithatë unë s`kam ardhur nga vetja, por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe ju nuk e njihni.
|
29 | Por unë atë e njoh, sepse jam nga ai dhe ai më dërgoi``.
|
30 | Prandaj ata kërkonin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të, sepse ora e tij s`kishte ardhur akoma.
|
31 | Por shumë veta nga turma besuan në të dhe thoshnin: ``Kur të vijë Krishti, a do të bëjë më shumë shenja se këto që ka bërë ky?``.
|
32 | Farisenjtë dëgjuan turmën duke pëshpëritur këto gjëra për të; prandaj farisenjtë dhe krerët e priftërinjve dërguan roje për ta kapur.
|
33 | Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Unë jam edhe për pak kohë me ju, pastaj do të shkoj tek ai që më ka dërguar.
|
34 | Do të më kërkoni e nuk do të më gjeni; dhe atje ku do të jem unë, ju nuk do të mund të vini``.
|
35 | Prandaj Judenjtë thonin në mes tyre: ``Ku do të shkojë ky që ne nuk do ta gjejmë? Mos do të shkojë tek ata që janë shpërndarë midis Grekëve, dhe të mësojë Grekët?
|
36 | Çfarë deshi të thoshte kur tha: "Ju do të më kërkoni dhe nuk do të më gjeni"; dhe: "Atje ku do të jem unë, ju nuk mund të vini"?``.
|
37 | Ditën e fundit, në ditën e madhe të festës, Jezusi u çua në këmbë dhe thirri duke thënë: ``Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë.
|
38 | Ai që beson në mua, siç ka thënë Shkrimi, nga brendësia e tij do të burojnë lumenj uji të gjallë``.
|
39 | Por këtë ai e tha për Frymën, që do të merrnin ata që do të besonin në të; sepse Fryma e Shenjtë në fakt nuk ishte dhënë ende, sepse Jezusi ende nuk ishte përlëvduar.
|
40 | Shumë veta nga turma, kur i dëgjuan këto fjalë, thoshnin: ``Ky është me të vërtetë Profeti!``.
|
41 | Të tjerë thoshnin: ``Ky është Krishti``. Kurse të tjerë thoshnin: ``Vallë nga Galilea vjen Krishti?
|
42 | A nuk thotë Shkrimi se Krishti vjen nga pasardhja e Davidit dhe nga Bethlehemi, fshati ku jetonte Davidi?``.
|
43 | Kështu pati përçarje në turmë për shkak të tij.
|
44 | Dhe disa prej tyre donin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të.
|
45 | Atëherë rojet u kthyen te krerët e priftërinjve dhe te farisenjtë, dhe këta u thanë atyre: ``Pse nuk e sollët?``.
|
46 | Rojet u përgjigjen: ``Asnjeri nuk ka folur kurrë si ai njeri``.
|
47 | Prandaj farisenjtë iu përgjigjën atyre: ``Mos u gënjyet edhe ju?
|
48 | Mos vallë ndonjë nga krerët ose nga farisenjtë besoi në të?
|
49 | Por kjo turmë, që nuk e njeh ligjin, është e mallkuar``.
|
50 | Nikodemi, një prej tyre, i cili natën kishte shkuar te Jezusi, u tha atyre:
|
51 | ``Ligji ynë dënon vallë një njeri para se ta ketë dëgjuar dhe ta dijë ç`ka bërë ai?``.
|
52 | Ata u përgjigjën dhe i thanë: ``Mos je edhe ti nga Galilea? Hulumto Shkrimet dhe do të shohësh se nga Galilea s`ka dalë kurrë profet``.
|
53 | Dhe secili u kthye në shtëpinë e vet.
|