Albanian Bible

Gjoni 20

Gjoni

Return to Index

Chapter 21

1

   Pas këtyre gjërave, Jezusi iu shfaq përsëri dishepujve pranë Detit të Tiberiadës; dhe u shfaq në këtë mënyrë: 

 


2

   Simon Pjetri, Thomai i quajtur Binjaku, Natanaeli nga Kana e Galilesë, të bijtë e Zebedeut dhe dy të tjerë nga dishepujt e tij ishin bashkë. 

 


3

   Simon Pjetri u tha atyre: ``Po shkoj të peshkoj``. Ata i thanë: ``Po vijmë edhe ne me ty``. Dolën dhe hipën menjëherë në barkë; por atë natë nuk zunë asgjë. 

 


4

   Në mëngjes herët, Jezusi ndenji te bregu; megjithatë dishepujt nuk e kuptuan se ishte Jezusi. 

 


5

   Dhe Jezusi u tha atyre: ``O djema, a keni ndonjë gjë për të ngrënë?``. Ata iu përgjigjën: ``Jo!``. 

 


6

   Dhe ai u tha atyre: ``Hidhni rrjetën në anën e djathtë të barkës dhe do të gjeni``. E hodhën, pra, dhe s`mundën më ta tërhiqnin nga shumica e peshqve. 

 


7

   Atëherë dishepulli, të cilin Jezusi e donte, i tha Pjetrit: ``Éshtë Zoti``. Simon Pjetri, kur dëgjoi se ishte Zoti, u mbështoll me rrobë (sepse ishte i zhveshur) dhe u hodh në det. 

 


8

   Dishepujt e tjerë përkundrazi shkuan me barkë (sepse nuk ishin shumë larg nga toka, vetëm dyqind kubitë), duke tërhequr rrjetën plot me peshq. 

 


9

   Mbasi dolën në tokë, panë një zjarr me prush dhe mbi të peshk dhe bukë. 

 


10

   Jezusi u tha atyre: ``Sillni këtu disa nga peshqit që zutë tani!``. 

 


11

   Simon Pjetri hipi përsëri në barkë dhe nxori në tokë rrjetën, plot me peshq të mëdhenj, njëqind e pesëdhjetë e tre; dhe, megjithse ishin aq shumë, rrjeta nuk u shqye. 

 


12

   Jezusi u tha atyre: ``Ejani të hani mëngjes``. Por asnjë nga dishepujt nuk guxonte ta pyeste: ``Kush je?``, duke ditur se ishte Zoti. 

 


13

   Atëherë Jezusi erdhi, mori bukë dhe ua dha atyre; po kështu edhe peshkun. 

 


14

   Kjo ishte e treta herë që Jezusi iu shfaq dishepujve të vet, mbasi ishte ringjallur së vdekuri. 

 


15

   Mbasi kishin ngrënë, Jezusi i tha Simon Pjetrit: ``Simon nga Jona, a më do ti mua më shumë se këta?``. Iu përgjigj: ``Po, Zot, ti e di se unë të dua``. Jezusi i tha: ``Kulloti qengjat e mi!``. 

 


16

   Përsëri e pyeti për të dytën herë: ``Simon nga Jona, a më do ti mua?``. Iu përgjigj: ``Po, Zot, ti e di se unë të dua``. Jezusi i tha: ``Ki kujdes për delet e mia``. 

 


17

   E pyeti për të tretën herë: ``Simon nga Jona, a më do ti mua?``. Pjetri u trishtua pse e pyeti për të tretën herë: ``A më do ti mua?``, dhe iu përgjigj: ``Zot, ti di çdo gjë, ti di se unë të dua``. Jezusi i tha: ``Kulloti delet e mia. 

 


18

   Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se, kur ti ishe i ri, e ngjeshje vetveten dhe shkoje ku të doje; po kur të jesh plak, do t`i shtrish duart dhe dikush tjetër do të të ngjeshë e do të të çojë atje ku ti nuk do të doje``. 

 


19

   I tha këto fjalë për të bërë të ditur se me ç`vdekje ai do ta përlëvdonte Perëndinë. Dhe, si i tha këto, i tha: ``Ndiqmë``. 

 


20

   Dhe Pjetri u kthye dhe pa se po e ndiqte dishepulli, të cilin Jezusi e donte, ai që gjatë darkës ishte mbështetur mbi kraharorin e Jezusit dhe kishte pyetur: ``Zot, kush është ai që po të tradhton?``. 

 


21

   Kur Pjetri e pa, i tha Jezusit: ``Zot, dhe me të ç`do të bëhet?``. 

 


22

   Jezusi iu përgjigj: ``Nëse dua që ai të mbetet derisa të vij unë, ç`të duhet? Ti ndiqmë!``. 

 


23

   Atëherë u hap zëri midis vëllezërve se ai dishepull nuk do të vdiste; por Jezusi nuk i kishte thënë Pjetrit se ai nuk do të vdiste, por: ``Nëse unë dua që ky të mbetet derisa të vij unë, ç`të duhet?``. 

 


24

   Ky është dishepulli që dëshmon për këto gjëra dhe që ka shkruar këto gjëra; dhe ne dimë se dëshmia e tij është e vërtetë. 

 


25

   Janë edhe shumë gjëra të tjera që i bëri Jezusi, të cilat, po të shkruheshin një nga një, unë mendoj se nuk do të mjaftonte mbarë bota që t`i nxinte librat që do të mund të shkruheshin. Amen. 

 


Veprat e Apostujve 1

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: