| Chapter 16 |
1 | Sa për të mbledhurit e ndihmave për shenjtorët, bëni edhe ju ashtu si i urdhërova kishat e Galatisë.
|
2 | Të parën ditë të çdo jave, secili nga ju le të vërë mënjanë aq sa mundet sipas të ardhurave të tij, që, kur të vij, të mos bëhen atëherë mbledhje ndihmash.
|
3 | Edhe, kur të vij, ata që ju do të miratoni, unë do t`i dërgoj me letra, që të çojnë në Jeruzalem dhuratën tuaj bujare.
|
4 | Dhe po të jetë e udhës që të shkoj vetë, ata do të shkon me mua.
|
5 | Edhe unë do të vij te ju, pasi të kem kaluar nëpër Maqedoni.
|
6 | Dhe ndoshta do të rri te ju, ose edhe të dimëroj, që ju të më përcillni kudo që të shkoj.
|
7 | Sepse kësaj here nuk dua t`ju shoh vetëm kalimthi, por shpresoj të rri pak kohë pranë jush, në dashtë Zoti.
|
8 | Dhe unë do të rri në Efes deri për Rrëshajët,
|
9 | sepse m`u hap një derë e madhe dhe e efektshme, dhe kundërshtarë ka shumë.
|
10 | Tani, nëse vjen Timoteu, kujdesuni që të rrijë me ju pa druajtje, sepse ai punon për veprën e Zotit ashtu si unë.
|
11 | Pra, asnjë të mos e përçmojë, por përcilleni në paqe që të vijë tek unë, sepse e pres bashkë me vëllezërit.
|
12 | Sa për vëllanë Apol, iu luta shumë që të vijë tek ju bashkë me vëllezërit, por ai s`deshi kurrsesi të vinte tani; por do të vijë kur ta ketë volinë.
|
13 | Rrini zgjuar, qëndroni të palëkundshëm në besim, silluni si burrat, jini të fortë.
|
14 | Dhe çdo gjë që bëni, ta bëni me dashuri!
|
15 | Tani, o vëllezër (ju e njihni familjen e Stefanas që është fryti i parë i Akaisë dhe që i janë kushtuar shërbesës së shenjtorëve),
|
16 | ju bëj thirrje që t`u nënshtroheni edhe ju atyreve dhe kujtdo që punon dhe mundohet në punën tonë të përbashkët.
|
17 | Edhe gëzohem për ardhjen e Stefanas, të Fortunatit dhe të Akaikut, sepse ata e plotësuan mungesën tuaj,
|
18 | sepse e freskuan frymën tim dhe tuajin; prandaj nderoni njerëz të tillë.
|
19 | Kishat e Azisë ju përshëndesin; Akuila dhe Prishila, bashkë me kishën që është në shtëpi të tyre, ju përshendesin shumë në Zotin.
|
20 | Të gjithë vëllezërit ju përshëndesin; përshëndetni njëri-tjetrin me një puthje të shenjtë.
|
21 | Të fala me shëndet me dorën time, të Palit.
|
22 | Nëse ndokush nuk e do Zotin Jezu Krisht, qoftë mallkuar! Maranatha a.
|
23 | Hiri i Zotit Jezu Krisht qoftë me ju.
|
24 | Dashuria ime qoftë me ju të gjithë në Krishtin Jezu. Amen.
|