| Chapter 11 |
1 | Oh, sa do të dëshiroja që ju të duronit pak marrëzi me mua! Po në fakt, ju më duroni.
|
2 | Jam xheloz për ju me xhelozinë e Perëndisë, sepse ju fejova me një burrë, që t`ju nxjerr para Krishtit si virgjëreshë të dlirë.
|
3 | Por druaj se, ashtu si gjarpëri e gënjeu Evën me dinakërinë e tij, kështu edhe mendja juaj të mos prishet duke u shmangur nga thjeshtësia ndaj Krishtit.
|
4 | Sepse, po të vinte dikush dhe t`ju predikonte një Jezus tjetër, që ne nuk e kemi predikuar, ose, po të merrnit një frymë tjetër që nuk e keni marrë, ose një ungjill tjetër që nuk e keni pranuar, do ta duronit fort mirë.
|
5 | Unë mendoj se nuk kam qenë aspak më poshtë nga apostujt më të shquar.
|
6 | Dhe, megjithëse jam i thjeshtë në të folur, nuk jam i tillë në dituri; madje me të gjitha mënyrat dhe në të gjitha gjërat jua kemi treguar.
|
7 | Mos vallë bëra mëkat duke e ulur veten time që të lartoheni ju, sepse ju kam predikuar falas ungjillin e Perëndisë?
|
8 | Unë shfyrtësova kishat e tjera, duke marrë një rrogë që t`ju shërbej juve.
|
9 | Dhe, kur isha midis jush dhe isha nevojtar, nuk iu bëra barrë askujt; sepse nevojat e mia i plotësuan vëllezërit që erdhën nga Maqedonia; dhe në çdo gjë u ruajta që të mos ju bëhem barrë ju, edhe për të ardhmen do të ruhem.
|
10 | Duke qenë se e vërteta e Krishtit është në mua, kjo mburrje, përsa më përket mua, nuk do të më ndalohet në vendet e Akaisë.
|
11 | Pse? Ndoshta sepse nuk ju dua? Perëndia e di.
|
12 | Por atë që bëj, do ta bëj përsëri, që t`u pres çdo shkas atyre që duan shkas, që ata të gjenden si edhe ne, në atë gjë, për të cilën mburren.
|
13 | Të tillë apostuj të rremë, janë punëtorë hileqarë, që shndërrohen në apostuj të Krishtit.
|
14 | Dhe nuk është për t`u çuditur, sepse Satanai vet shndërrohet në engjëll drite.
|
15 | Nuk është, pra, gjë e madhe, nëse edhe punëtorët e tij shndërrohen në punëtorë (marrin trajtën e punëtorëve) të drejtësisë, fundi i të cilëve do të jetë sipas veprave të tyre.
|
16 | Po e them përsëri: Askush të mos mendojë se jam i marrë; në mos, më pranoni edhe si të marrë, që edhe unë të mburrem pakëz.
|
17 | Atë që po them në mburrjen e guximit tim, nuk po e them sipas Zotit, por në marrëzi.
|
18 | Duke qenë se shumë vetë mburren sipas mishit, edhe unë do të mburrem.
|
19 | Sepse ju që jeni të ditur, i duroni lehtë të marrët.
|
20 | Sepse tashmë ju duroni, nëse dikush ju robëron, nëse dikush ju gllabëron, nëse dikush ju grabit, nëse dikush krenohet, nëse dikush ju godet në fytyrë.
|
21 | Flas për turpin tim, sikurse ne të ishim të dobët; megjithatë në çdo gjë që dikush guxon, po flas si i marrë, marr guxim edhe unë.
|
22 | Janë ata Hebrenj? Jam edhe unë! Janë ata Izraelitë? Jam edhe unë! janë ata pasardhës të Abrahamit? Jam edhe unë.
|
23 | Janë ata shërbëtorë të Krishtit? Po flas si i pamend, unë jam edhe më tepër si këta; në mundime më tepër, në goditje më tepër, në burgje më tepër dhe shpesh në rrezik për vdekje.
|
24 | Nga Judenjtë mora pesë herë nga dyzetë kamxhike pa një.
|
25 | Tri herë më rrahën me shkopinj, një herë më qëlluan me gurë, tri herë m`u mbyt anija në det, kalova një ditë e një natë në humnerë.
|
26 | Në udhëtime të shpeshta në rreziqe lumenjsh, në rreziqe kusarësh, në rrezik nga ana e bashkëtdhetarëve, rreziqe nga ana johebrenjve, rreziqe në qytet, rreziqe në shkretëtirë, rreziqe në det, rreziqe midis vëllezërve të rremë,
|
27 | në lodhje e në mundim, në netët pa gjumë, në uri e në etje, shpesh herë në agjërime, në të ftohtë dhe në të zhveshur.
|
28 | Përveç këtyre gjërave të jashtme, ajo që më mundon çdo ditë është kujdesja për të gjitha kishat.
|
29 | Kush është i dobët, që të mos jem edhe unë? Kush është skandalizuar dhe unë të mos përvëlohem?
|
30 | Në qoftë se duhet të mburrem, unë do të mburrem me ato që kanë të bëjnë me dobësinë time.
|
31 | Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që është i bekuar përjetë, e di se unë nuk gënjej.
|
32 | Në Damask, qeveritari i mbretit Areta e ruante qytetin e Damaskasve për të më zënë,
|
33 | por nga një dritare më ulën përgjatë murit me një shportë, dhe shpëtova nga duart e tij.
|