| Chapter 4 |
1 | me çdo përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e duruar njëri-tjetrin në dashuri,
|
2 | duke u përpjekur të ruani unitetin e Frymës në lidhjen e paqes.
|
3 | Éshtë një trup i vetëm dhe një Frym i vetëm, sikurse ju u thirrët në shpresën e vetme të thirrjes suaj.
|
4 | Éshtë një Zot i vetëm, një besim i vetëm, një pagëzim i vetëm,
|
5 | një Perëndi i vetëm dhe Atë i të gjithëve, që është përmbi të gjithë, në mes të të gjithëve dhe në ju të gjithë.
|
6 | Po secilit nga ne iu dha hiri sipas masës së dhuntisë së Krishtit.
|
7 | Për ç`ka Shkrimi thotë: ``Kur ai u ngjit lart, ai e burgosi burgosjen dhe u dha dhurata njerëzve``.
|
8 | Tani kjo: ``Ai u ngjit``, ç`do të thotë tjetër përveç se ai më parë edhe kishte zbritur në pjesët më të ulta të dheut?
|
9 | Ai që zbriti është po ai që edhe u ngjit përmbi të gjithë qiejt, për të përmbushur të gjitha gjërat.
|
10 | Dhe ai vetë i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë dhe të tjerë si barinj e mësues,
|
11 | për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit,
|
12 | derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit dhe të njohjes së Birit të Perëndisë, te një njeri i përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit,
|
13 | që të mos jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar nga çdo erë doktrineje, nga mashtrimi i njerëzve, nga dinakëria e tyre nëpërmjet gënjeshtrave të gabimit,
|
14 | por, duke thënë të vërtetën me dashuri, të rritemi në çdo gjë drejt atij që është kreu, Krishti.
|
15 | Prej të cilit gjithë trupi, i lidhur mirë dhe i bashkuar, me anë të kontributit që jep çdo gjymtyrë dhe sipas forcës së çdo pjese të veçantë, shkakton rritjen e trupit, për ndërtimin e vetes së tij në dashuri.
|
16 | Këtë, pra, po dëshmoj në Zotin: të mos ecni më si po ecin ende johebrenjtë e tjerë, në kotësinë e mendjes së tyre,
|
17 | të errësuar në mendje, të shkëputur nga jeta e Perëndisë, për shkak të padijes që është në ta dhe ngurtësimit të zemrës së tyre.
|
18 | Ata, duke u bërë të pandjeshëm, e dhanë veten në shthurje, duke kryer çdo papastërti me lakmi të pangopur.
|
19 | Por ju nuk e keni njohur kështu Krishtin,
|
20 | në qoftë se e keni dëgjuar atë dhe keni qënë të mësuar në të sipas së vërtetës që është në Jezusin,
|
21 | që të zhvisheni, për sa i takon sjelljes së mëparshme, nga njeriu i vjetër që korruptohet me anë të lakmive të gënjeshtrës,
|
22 | dhe të përtëriteni në frymën e mendjes suaj
|
23 | dhe të visheni me njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës.
|
24 | Prandaj, duke e lënë mënjanë gënjeshtrën, secili t`i thotë të vërtetën të afërmit të vet, sepse jemi gjymtyrë, njeri me tjetrin.
|
25 | Zemërohuni dhe mos mëkatoni; dielli të mos perëndojë mbi inatin tuaj;
|
26 | dhe mos i jepni vend djallit.
|
27 | Ai që vidhte, le të mos vjedhë më, por më tepër të mundohet duke bërë ndonjë punë të mirë me duart e veta, që të ketë t`i japë diçka atij që ka nevojë.
|
28 | Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t`u japë hir atyre që dëgjojnë.
|
29 | Dhe mos e trishtoni Frymën e Shenjtë të Perëndisë, me të cilin u vulosët për ditën e shpengimit.
|
30 | Le të flaket larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë dhe shpifje me çdo ligësi.
|
31 | Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.
|
32 | Bëhuni pra imitues të Perëndisë, si bij shumë të dashur,
|