| Chapter 5 |
1 | edhe ecni në dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si ofertë e flijim Perëndisë, si një parfum erëmirë.
|
2 | Por, ashtu si u ka hije shenjtorëve, as kurvëria, as ndonjë papastërti, as kurnacëri të mos zihet në gojë midis jush;
|
3 | as pandershmëri, as të folur pa mend e të përqeshur, të cilat nuk kanë hije, por më tepër të ketë falenderime.
|
4 | Të dini në fakt këtë: asnjë kurvar, ose i ndyrë ose kurnac, i cili është idhujtar, nuk ka ndonjë trashëgim në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë.
|
5 | Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota, sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes.
|
6 | Mos jini, pra, shokë me ta.
|
7 | Sepse dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin; ecni, pra, si bij të dritës,
|
8 | sepse fryti i Frymës konsiston në gjithçka që është mirësi, drejtësi dhe të vërtetë,
|
9 | duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë.
|
10 | Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t`i qortoni,
|
11 | sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen.
|
12 | Kurse të gjitha gjërat, kur dalin në dritë, bëhen të dukshme, sepse çdo gjë që shfaqet është dritë.
|
13 | Prandaj Shkrimi thotë: ``Zgjohu, ti që fle, dhe ringjallu prej së vdekurish, dhe Krishti do të shndrisë mbi ty``.
|
14 | Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit,
|
15 | duke e shfyrtësuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta.
|
16 | Prandaj mos u bëni të pakujdesshëm, por kuptoni cili është vullneti i Zotit.
|
17 | Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë,
|
18 | duke i folur njeri tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj,
|
19 | duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht;
|
20 | nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit!
|
21 | Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit,
|
22 | sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit.
|
23 | Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t`i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë.
|
24 | Ju, burra, t`i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të,
|
25 | që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës,
|
26 | që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të ti-llë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme.
|
27 | Kështu burrat duhet t`i duan gratë e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten.
|
28 | Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën,
|
29 | sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, të mishit të tij dhe të kockave të tij.
|
30 | ``Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm``.
|
31 | Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën.
|
32 | Por secili nga ju kështu ta dojë gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kështu gruaja ta respektojë burrin.
|
33 | Fëmijë, binduni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë.
|