| Chapter 2 |
1 | për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder.
|
2 | Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë,
|
3 | i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t`ia arrijnë njohjes të së vërtetës.
|
4 | Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri,
|
5 | i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar,
|
6 | për të cilin unë u vura predikues dhe apostull (them të vërtetën në Krisht, nuk gënjej), mësues i johebrenjve në besim dhe në të vërtetë.
|
7 | Dua, pra, që burrat të luten në çdo vend, duke ngritur duar të pastra, pa mëri dhe pa grindje.
|
8 | Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta,
|
9 | po me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtohen perëndishmëri.
|
10 | Gruaja le të mësojë në heshtje dhe me çdo nënshtrim.
|
11 | Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje.
|
12 | Në fakt së pari u formua Adami dhe më pas Eva.
|
13 | Dhe nuk u gënjye Adami, por gruaja u gënjye dhe ra në shkelje.
|
14 | Megjithatë ajo do të shpëtohet duke lindur fëmijë, në qoftë se do të qëndrojnë në besim, në dashuri dhe në shenjtërim me modesti.
|
15 | Kjo fjalë është e sigurt: Në qoftë se dikush dëshiron të bëhet peshkop, dëshiron një punë të mirë."
|