| Chapter 2 |
1 | Sepse, në qoftë se fjala që u fol nga engjëjt është e patundur dhe çdo shkelje e mosbindje mori një shpagim të drejtë,
|
2 | si do të shpëtojmë ne, nëqoftëse e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh? Ky shpëtim, si u shpall në fillim prej Perëndisë, u vërtetua ndër ne nga ata që e dëgjuan,
|
3 | ndërsa Perëndia dëshmonte për të me anë shenjash e mrekullish, me vepra të ndryshme të fuqishme dhe me dhurata të Shpirtit të Shenjtë, sipas vullnetit të tij.
|
4 | Sepse Perëndia nuk e vuri nën pushtet të engjëjve botën që ka për të ardhur, për të cilin po flasim,
|
5 | por dikush dëshmoi diku duke thënë: ``Ç`është njeriu, që të bie ndërmend për të? Ose i biri i njeriut që të kujdesesh për të?
|
6 | Ti e bëre për pak kohë më të vogël nga engjëjt, ti e kurorëzove me lavdi dhe me nder dhe e vure përmbi veprat e duarve të tua;
|
7 | Ti i vure të gjitha nën këmbët e tij``. Sepse, mbasi i vuri të gjitha nën pushtetin e tij, nuk la asgjë pa iu nënshtruar. Por tani nuk shohim ende që të gjitha janë nën pushtetin e tij,
|
8 | por shohim Jezusin të kurorëzuar me lavdi dhe me nder për vdekjen që pësoi; ai u bë për pak kohë më i vogël se engjëjt, që me hirin e Perëndisë të provonte vdekjen për të gjithë njerëzit.
|
9 | Sepse i duhej atij, për të cilin dhe nëpërmjet të cilit janë të gjitha, duke çuar shumë bij në lavdi, ta bënte të përsosur me anë të vuajtjeve realizuesin e shpëtimit të tyre.
|
10 | Sepse ai që shenjtëron dhe ata që shenjtërohen janë të gjithë prej një; prandaj as nuk turpërohet t`i quajë vëllezër,
|
11 | duke thënë: ``Vëllezërve të mi do t`ua shpall emrin tënd, do të të lavdëroj në mes të kishës``.
|
12 | Edhe më: ``Do të shpresoj në të``. Dhe përsëri: ``Ja unë, dhe fëmijët që m`i dha Perëndia``.
|
13 | Sepse, duke qenë se bijtë kanë marrë pjesë prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai u bë pjestar në po ato gjëra, që të shkatërronte, me anë të vdekjes, atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin,
|
14 | edhe të çlironte të gjithë ata që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën.
|
15 | Sepse ai nuk kujdeset për engjëjt, por ndihmon pasardhjen e Abrahamit.
|
16 | Prandaj ai duhej t`u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të mund të ishte i mëshirshëm e kryeprift besnik në ato që i përkasin Perëndisë, për për t`u bërë pajtim për mëkatet e popullit.
|
17 | sepse, duke qenë se ai vetë hoqi kur u tundua, mund t`u vijë në ndihmë atyre që tundohen.
|
18 | Prandaj, o vëllezër të shenjtë, pjestarë të thirrjes qiellore, vështroni apostullin dhe kryepriftin e rrëfimit të besimit tonë, Jezu Krishtin,
|