| Chapter 3 |
1 | i cili është besnik ndaj atij që e bëri, ashtu si qe edhe Moisiu në tërë shtëpinë e tij.
|
2 | Sepse Jezusi është i denjë për më shumë lavdi se Moisiu, meqenëse ai që ndërton shtëpinë ka më shumë nder se shtëpia.
|
3 | sepse çdo shtëpi ndërtohet prej dikujt, por ai që ka ndërtuar gjithçka është Perëndia.
|
4 | Dhe Moisiu qe me të vërtetë besnik në shtëpinë e Perëndisë si shërbëtor, për të dëshmuar për të gjitha gjërat që duheshin thënë,
|
5 | por Krishti, si bir, është mbi shtëpinë e tij dhe shtëpia e vet jemi ne, në qoftë se e mbajmë deri në fund guximin dhe mburrjen e shpresës.
|
6 | Prandaj, sikurse thotë Fryma e Shenjtë: ``Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij,
|
7 | mos i ngurtësoni zemrat tuaja si në provokim, në ditën e tundimit në shkretëtirë,
|
8 | ku etërit tuaj më tunduan duke më vënë në sprovë, ndonëse i kishin parë veprat e mia dyzet vjet.
|
9 | Prandaj u indinjova me atë brez dhe thashë: Gabojnë gjithnjë me zemër dhe nuk i njohën udhët e mia;
|
10 | kështu u betova në mërinë time: Nuk do të hyjnë në prehjen time``.
|
11 | Kini kujdes, vëllezër, se mos ndonjë nga ju ka zemër të ligë, mosbesimi, që të largohet nga Perëndia i gjallë,
|
12 | por nxitni njeri tjetrin çdo ditë, derisa thuhet: "Sot", që të mos ngurtësohet ndonjë nga ju prej mashtrimit të mëkatit.
|
13 | Sepse ne jemi bërë pjestarë të Krishtit, në qoftë se do ta ruajmë të palëkundur deri në fund fillimin e besimit,
|
14 | kur thuhet: ``Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos jini zemërgur si në ditën e kryengritjes``.
|
15 | Kush janë ata që, mbasi e dëgjuan, e provokuan? A thua jo të gjithë ata që dolën nga Egjipti me anë të Moisiut?
|
16 | Dhe kush qenë ata me të cilët u zemërua për dyzet vjet? A s`qenë vallë ata që mëkatuan, kufomat e të cilëve ranë nëpër shkretëtirë?
|
17 | Dhe për cilët bëri be se nuk do të hynin në prehjen e tij, veç se për ata që qenë të pabindur?
|
18 | Ne shohim se ata nuk mundën të hyjnë për shkak të mosbesimit.
|
19 | Prandaj, përderisa mbetet akoma një premtim për të hyrë në prehjen e tij, le të kemi frikë se mos ndonjë nga ju të mbetet jashtë.
|