Albanian Bible

Jakobit 3

Jakobit

Return to Index

Chapter 4

1

   Ju kërkoni dhe nuk merrni, sepse kërkoni keqas që të shpenzoni për kënaqësitë tuaja. 

 


2

   O shkelës dhe shkelëse të kurorës, a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai, pra, që don të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë. 

 


3

   Apo pandehni se Shkrimi thotë kot: ``Fryma që rri në ne a lakmon deri në smirë``? 

 


4

   Por ai jep hir edhe më të madh; prandaj thotë: ``Perëndia u kundërvihet mendjemëdhenjve dhe u jep hir të përulurve``. 

 


5

   Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të largohet nga ju! 

 


6

   Afrohuni te Perëndia dhe ai do t`ju afrohet juve; pastroni duart tuaja, o mëkatarë; dhe pastroni zemrat o njerëz me dy mendje! 

 


7

   Pikëllohuni, mbani zi dhe qani; të qeshurit tuaj le të kthehet në zi, dhe gëzimi në trishtim. 

 


8

   Përuluni përpara Zotit, dhe ai do t`ju lartësojë! 

 


9

   Mos flisni keq për njeri tjetrin, vë-llezër; ai që flet kundër vëllait dhe e gjykon vëllanë e vet, flet kundër ligjit dhe gjykon ligjin; dhe, po të gjykosh ligjin, ti nuk je zbatues i ligjit, por gjykatës. 

 


10

   Ka vetëm një Ligjdhënës, që mund të të shpëtojë ose të të çojë në humbje; por ti kush je që gjykon një tjetër? 

 


11

   Dhe tani, ju që thoni: ``Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrijmë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë``, 

 


12

   ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç`është jeta? Éshtë avull që duket për pak, dhe pastaj humbet. 

 


13

   Në vend që të thoni: ``Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë``. 

 


14

   Ju, përkundrazi, mburreni në arrogancën tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe. 

 


15

   Ai, pra, që di të bëjë të mirë edhe nuk e bën, bën mëkat. 

 


16

   Dhe tani ju, o pasanikë: qani dhe vajtoni për të këqijat që do t`ju zënë! 

 


17

   Pasuria juaj u kalb dhe rrobat tuaja i brejti tenja. 

 


Jakobit 5

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: